Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

4 humbje në 4 javë, Luftëtari në kërkim të një trajneri

O pikë në 4 javët e fundit kanë vendosur në lëvizje drejtuesit e Luftëtarit, të cilët duken të pakënaqur nga rezultatet e skuadrës. Sigurisht që në një rast të tillë nuk mund të penalizohet grupi, me trajnerin që pritet të jetë i sakrifikuari. Kontrata e Milos Kostic me gjirokastritët është 3-vjeçare dhe nëse slloveni vijon të jetë ende në krye të skuadrës është pikërisht marrëveshja e firmosur mes palëve.

Në 4 javët e para Luftëtari ka treguar lojë të mirë por, thonë që rezultati është mbreti dhe këtu zikaltrit kanë çaluar. Në Kategorinë Supeiore nuk ndodhte që nga edicioni 2014-2015 që një skuadër të mos merrte asnjë pikë në 360 minutat e para të kampionatit. Luftëtari përsërit rekordin negativ të Elbasanit të atij sezoni. Pikërisht ecuria e dobët ka vënë në pikëpyetje pozicionin e Milos Kostic, me drejtuesit që kanë nisur sondazhin për t’i besuar stolin një trajneri vendas.

Për të dytin sezon radhazi opsioni i trajnerit të huaj ka rezultuar një zgjedhje e gabuar, pasi edhe vjet uruguaiani Luis Curbello u largua pas javës së 6-të, me Hasan Likën që mori drejtimin e skuadrës për të siguruar në fund pjesëmarrjen historike në kompeticionet e UEFA-s. Për momentin, emrat në tryezën e presidentit Grigor Tavo janë të shumtë, por së pari numri një i zikaltërve duhet të zgjidhë situatën me sllovenin Kostic, që mbetet i lidhur me klubin nga kontrata 3-vjeçare e firmosur në fillim të edicionit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...