Serie A

Luhen 4 takime të javës së 2-të, debutojnë Inter, Lazio e Atalanta!

Serie A rikthehet këtë të shtunë në ekranin e Supersport me javën e 2-të të kampionat që ndryshe nga raundi i parë i kampionatit do të jetë i plotë pasi do të zbresin në fushë të gjitha skuadrat. Sot debutojnë në kampionat, Interi, Atalanta, Lazio por edhe Benevento e Filipo Inzaghit. Vëmendja më e madhe do të jetë te takimi i mbrëmjes që do të zhvillohet në San Siro mes Interit dhe Fiorentinës. Zikaltrit do të nisin misionin për të zbritur Juven nga froni dhe ndoshta ky është viti i duhur që Scudetto të ndërrojë qytet pas 9 vitesh që shkon vetëm për Juventusi. Afrimet e Hakimit, Kolarov dhe Vidal kanë forcuar sëtepërmi skuadrën e Contes dhe i kanë shtuar cilësi edhe eksperiencë në ato pozicione ku kishte më shumë nevojë. Dy të parët pritet ta nisin sfidën titullar ndërsa Vidal nga stoli.

Në sezonin e kaluar Fiorentina nuk u mund asnjëherë nga Interi i Contes duke i marrë dy barazime, dhe për më tepër këtë kampionat skuadra e Iachinit e ka nisur me fitore pasi në javën e parë mposhti 1-0 Torinon për më tepër në këtë merkato është përforcuar me emra me peshë si Bonaventura, Amrabat, Borja Valero e Biraghi. Nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë për Interin, por me dyshen Lukaku-Lautaro në sulm zikaltrit mund të mposhtin çdo kundërshtar. Në orën 15:00 do të nisë java e 2-të me takimin Torino-Atalanta.

Gjimshiti është i skualifikuar ndërsa Ujkani e Vojvoda pritet ta nisin nga stoli. Bergamaskët janë favoritë për të marrë tre pikët në këtë sfidë sepse pavarsisht mungesave kanë një skuadër shumë herë më të kompletuar se Torino. Në orën 18:00 Lazio e Strakoshës dhe Igli Tare do ta nisë sezonin në transfertën e Sardenjës ndaj Cagliarit ku përballë ekipit të Di Francescos sdo ta ketë aspak të lehtë, për më tepër që me sardët në këtë sfidë mund të debutojë edhe afrimi më i fundit qëndërmbrojtësi Diego Godin. Në orën 18:00 në Supersport do të transmetohet edhe sfida mes Sampdorias dhe Beneventos, një e shtunë e pasur me 4 sfida interesante të javës së 2-të të Serie A që nuk duhen humbur.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency