Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

4-vjeçari i ardhshëm, Duka: Misioni ynë, kthimi i futbollit në forcë shtytëse për shqiptarët

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas prezantimit të strategjistë “Futbolli për Kombin 2022-2025”.

Në një postim në “Facebook”, Duka shprehet se do të vijojnë misionin për ta kthyer futbollin në forcë shtytëse për shoqërinë shqiptare.

Kreu i FSHF-së thekson më tej se ata besojnë te puna dhe se janë të vetëdijshëm për kapacitetet tona, ndërsa shton se duhet të qëndrojmë të bashkuar rreth vlerave që përfaqëson futbolli.

E kemi treguar, dhe do vazhdojmë ta tregojmë çdo ditë dhe çdo orë se duke punuar, se duke qëndruar të bashkuar përreth vlerave që përfaqëson sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti, mund të shkojmë larg!”-shkruan Armand Duka.

Postimi i plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës:

Lancuam sot strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, një material i detajuar dhe i mirëmenduar për të cilin kemi punuar intensivisht me partnerët tanë të UEFA-s. Në emër të FSHF dua t’ju garantoj se ne nuk do ndalemi në misionin tonë për ta kthyer futbollin në një forcë shtytëse për shoqërinë shqiptare.

Ne besojmë te puna, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona dhe nuk kemi asnjë dyshim se duke dhënë më të mirën tonë, ne të gjithë bashkë do të arrijmë të bëjmë të mundur edhe ato objektiva që për disa duken utopikë.

E kemi treguar, dhe do vazhdojmë ta tregojmë çdo ditë dhe çdo orë se duke punuar, se duke qëndruar të bashkuar përreth vlerave që përfaqëson sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti, mund të shkojmë larg!

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...