Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

40 milionë € për një adoleshent, Bayerni nuk përmbahet në merkato

Mathys Tel do të jetë goditja e radhës e Bayern Munich në merkato. Kampionët e Gjermanisë kanë arritur në parim akordin për blerjen e sulmuesit të talentuar francez. 17-vjeçari është një prodhim i Rennes, ndërkohë që verën e kaluar u bë pjesë e ekipit të parë, duke debutuar në Conference League.

Drejtuesit gjermanë do të paguajnë rreth 40 milionë euro përfshirë bonuset për kartonin e adoleshentit francez. Palët po diskutojnë detajet e fundit dhe zyrtarizimi i transferimit të Tel në Bundesliga është vetëm çështje kohe.

Biznes fantastik për klubin francez, që verën e kaluar shiti Eduardo Camavinga te Reali i Madridit për 31 milionë euro, operacion që mund të shkojë deri në 45 milionë euro me bonuse.

Ndërkohë, Bayerni vazhdon të jetë aktiv në merkato. Përveç Sadio Mane dhe Mtthijs De Ligt, bavarezët kanë firmosur edhe dy lojtarë të talentuar si Noussair Mazraoui dhe Ryan Gravenberch.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...