Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“40 milionë euro i kushton vetëm këmba e majtë”, Rodgers paralajmëron PSG-në për mbrojtësin francez

Mbrojtësi 21-vjeçar i Leicester, Wesley Fofana vijon të jetë në qendër të merkatos, teksa pak ditë më parë klubi anglez refuzoi 40 milionë euro nga Newcastle, ndërsa së fundi në garë është futur edhe Paris Saint Germain.

Megjithatë trajneri i “dhelprave”, Brendan Rodgers ka deklaruar se dëshiron ta ketë francezin në ekip edhe për sezonin e ardhshëm, teksa nuk i ka kursyer ironitë edhe në lidhje me ofertën e Newcaslte.

“Wesley është akoma futbollisti ynë dhe do të doja të qëndronte gjatë. Është një futbollist i madh, që luan me dëshirë e pasion, kur vesh fanellën e Leicester. Nuk më takon mua të bëj vlerësime për çmimin e kartonit të tij, megjithatë mund të them se 40 milionë eurot e Newcaslte mjaftojnë vetëm për këmbën e majtë të tij”, tha Rodgers.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...