Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

40 mln € gati, Arsenali nis sulmin për adoleshentin e Juventusit

Një lajm i bujshëm vjen nga Turqia në lidhje me merkaton verore të Arsenalit. Drejtuesit e Gunners kanë piketuar Kenan Yildiz si përforcimin e duhur për sulmin.

18-vjeçari është një nga risitë më të bukura në Serie A këtë sezon, ku debutoi me Juventusin. Dhe deri tani numëron 3 gola mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.

Lexoni edhe:

Arsenali po përgatit një ofertë prej 40 mln eurosh për kartonin e adoleshentit të lindur në Gjermani. Për të siguruar kartonin e të cilit nuk do të jetë një mision i thjeshtë.

Pasi edhe Liverpooli e Borussia Dortmund kanë shprehur interesim konkret për sulmuesin e talentuar të Juventusit.

Yildiz debutoi me kombëtaren e Turqisë gjatë tetorit të vitit të kaluar. Deri tani numëron 3 ndeshje dhe 1 gol me skuadrën e drejtuar nga Montella.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...