Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në planët dhe kjo vërtetohet mjaft mirë me statistikat e paraqitjeve të tij në fushë. Portugezi ka luajtur në Dortmund ndeshjen numër 400 për madrilenët dhe ka shënuar dopietën e 69 personale.
Ronaldo ka arritur të shënojë plot 411 gola për Realin, me një mesatare më të mirë se një gol për ndeshje ndërsa 285 janë golat e portugezit në La Liga, ku ka luajtur vetëm 267 takime. I transferuar te Real Madrid në verën e 2009-ës, Ronaldo ka një mesatare të frikshme takimesh të luajtura, rreth 50 në çdo sezon dhe thuajse të gjitha të luajtura për 90 minuta.
Nga tetë sezone të Real, CR7 vetëm dy herë nuk e ka kaluar shifrën e 50 golave në sezon, ndërsa dy herë të tjera ka shënuar mbi 60 gola. Gjithashtu, Ronaldo ka marrë tre herë Topin e Artë si futbollist i madrilenëve, nga katër herë që e ka fituar në total këtë trofe dhe është pretendent për të fituar të pestin, në dhjetor të këtij viti.
