Merkato

45 milionë £ për afrimin e 16-të, klubi historik kërkon rikthimin e lavdisë së dikurshme

Nottingham Forest nuk ndalet në merkato. Klubi historik anglez, fitues i dy Kupave të Kampioneve, u rikthye këtë sezon në Premier League pas 23 viteve mungesë.

Ekipi ka siguruar një fitore dhe një humbje në dy sfidat e para në kampionat, ndërkohë që drejtuesit nuk po kursehen aspak në afrimet për trajnerin Steven Cooper.

Drejtuesit e “The Reds” kanë arritur marrëveshjen me Wolves në lidhje me Morgan Gibbs-White. 22-vjeçari luan si mesfushor ofensiv dhe numëron shtatë ndeshje dhe një gol me Anglinë U21.

Në bazë të akordit mes klubeve, “Ujqit” do të përfitojnë rreth 44.5 milionë paund + bonuse nga shitja e Gibbs-White, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar në Championship te Sheffield United.

Ky është afrimi numër 16 për Nottingham Forest gjatë merkatos së verës, që synon të qëndrojë sa më gjatë në elitën e futbollit anglez dhe tenton të rikthejë lavdinë e dikurshme.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency