Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

45 milionë £ për një “luftëtar”, City gjen zëvendësuesin e Fernandinhos

Kalvin Phillips mund të quhet lojtari më i ri i Manchester City. Mesfushori shkatërrues, autor i 23 ndeshjeve me kombëtaren angleze, ka dalë nga akademia e Leeds United. 26-vjeçari luan me ekipin e parë prej vitit 2015, ndërkohë që tani është momenti për të hedhur hapin e madh në karrierë.

Disa klube interesoheshin për shërbimet e tij, mes tyre edhe Manchester United, por Phillips donte vetëm kampionët e Anglisë. Ai refuzoi dy oferta të rëndësishme për të luajtur me skuadrën e Pep Guardiolës, dhe ashtu do të ndodhë.

“Cityzens” kanë gjetur marrëveshjen me Leeds United mbi bazën e 45 milionë paundëve. Tani pritet vetëm zyrtarizimi i akordit. Ndërkohë, “luftëtari” i mesfushës ka kryer testet mjekësore, të cilat i ka kaluar me sukses.

Një lajm i mirë për Guardiolën, i cili siguron një “xhol” (Phillips luan edhe si qendërmbrojtës e qendërmesfushor) dhe gjen pasardhësin e zëvendësuesin e brazilianit Fernandinho. Ky i fundit i dha fund aventurës 9-vjeçare me Manchester City dhe u rikthye tek Athletico Paranaense.

Dy klubet kanë rënë dakord edhe në lidhje me Dark Gyabi, i cili do të kalojë te Leeds United për 5 milionë paund. 18-vjeçari me origjinë nga Gana aktivizohet në qendër të mesit të fushës dhe është pjesë e Anglisë U18.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...