Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fiorentina refuzon ofertën e parë të Interit për Chiesën

FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 27: Federico Chiesa of ACF Fiorentina in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and FC Torino at Stadio Artemio Franchi on February 27, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Fiorentina refuzon ofertën e parë të Interit për Federico Chiesën. Zikaltrit kanë vendosur në tavolinë 40 deri në 45 milionë euro plus kartonit e talentit francez Yan Karamoh për futbollistin e kombëtares italiane, por drejtori sportiv i klubit vjollcë Pantaleo Corvino e ka refuzuar propozimin e Interit. Fiorentina e vlerëson kartonin e Chiesës 70 milionë euro, ndërkohë që oferta totale e Interit kap vlerën e 60 milionë eurove pasi Karamoh vlerësohet 15 milionë euro nga zikaltrit. Por pavarsisht faktit se francezi pëlqehet shumë drejtuesit e Fiorentinës, për të lënë të lirë 20-vjeçarin Chiesa klubi vjollcë kërkon diçka më shumë. Në rast se asnjë prej klubeve të interesuara nuk do të ofrojë 70 milionë euro për Chiesën për të cilin sëfundmi ka shfaqur interes edhe Liverpooli atëherë Fiorentina do ta mbajë në skuadër xhevahirin e saj duke i rinovuar kontratën me një pagë ndjeshëm më të lartë se ajo aktualja.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...