Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

5 arsyet që e detyruan Messin të bënte prapakthehu

Nga “burofax”-i te vendimi për të bërë prapakthehu. Çështja “Messi” duket se po merr zgjidhjen përfundimtare. “Pleshti” po shkon drejt vendimit përfundimar për të qëndruar dhe një vit te Barcelona, për t’u larguar më pas me parametër zero. Ka disa arsye për këtë ndryshim të papritur të 6 herë fituesit të “Topit të Artë”.

  1. Barcelona, e palëkundur

Siç raporton Marca, jofleksibiliteti i Barcelonës është arsyeja e parë që Messi bëri prapakthehu. Nëse pozicioni i Leos ishte i ashpër në fillim, më pas u zbut, pasi klubi ishte i vendosur për të mos e lënë të lirë. Dueli i kokëfortësisë u fitua nga klubi.

  1. Shmangia e gjykatave

Nëse Messi do të kishte qëndruar i ngurtë, me siguri do të kishte çuar në një konfrontim ligjor në gjykatë, gjë që absolutisht një simbol i Barcelonës nuk do ta dëshironte kurrë. Messi synonte largimin me konsensus, jo me forcë.

  1. Nuk mund të hidhet poshtë historia

Arsyeja e tretë është e lidhur me të dytën. Messi nuk kishte dëshirë t’i shkonte deri në fund qëndrimit të tij për t’u larguar falas, duke marrë në konsideratë situatën e krijuar. Iu desh të tërhiqej për shkak të respektit mbi të gjitha për historinë që ka shkruar te Barcelona dhe ​tifozët. Ai absolutisht nuk donte të ndahej keq me klubin dhe tifozët që e kanë idhull. Në këtë rast, ka fituar gjykimi i ftohtë.

  1. PSG dhe City, të frikësuar

PSG dhe Manchester City, të cilët dëshironin Messin dhe që po përpiqeshin ta bindnin duke i ofruar miliona, e kuptuan që mund të rrezikonin shumë stabilitetin e tyre. Askush nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lirimit prej 700 milionë eurosh as të përfshihet në një kaos burokratik, që mund të ketë pasoja në të ardhmen. Në fakt, Messi nuk kishte më zgjidhje alternative veç qëndrimit te Barça.

  1. Rinovimi i kontratës me një klauzolë të re

Arsyeja e fundit është oferta e Barcelonës: rinovimi i kontratës deri në 2022 me shtimin e një klauzole lirimi sipas së cilës, nëse dëshiron, argjentinasi do të jetë në gjendje të largohet nga “blaugrana” falas në qershor të vitit 2021.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...