Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

5 firma në një ditë te Vllaznia, rinovojnë Gurishta e Hajdari

Vllaznia e re, ajo që do të garojë këtë sezon në Kategorinë e Parë, me shpresën për t’u rikthyer menjëherë në Kategorinë Superiore po nis të marrë formë. Vllaznia ka vijuar edhe sot me procesin e firmosjes së kontratave të reja apo dhe me rinovimin e atyre ekzistuese. Kështu, pas firmës së hedhur pak ditë më parë nga futbollistët Dan Ignat, Sergio Rodrigues Pereira Junior dhe Eziamaka Collins Ikenna, sot janë firmosur edhe pesë kontrata të tjerë. Fillimisht me lojtarët e ardhur këtë sezon tek skuadra jonë. Duke filluar nga mbrojtësi i qendrës Valto Zeqaj, mesfushori i qendrës Dejvi Bilali dhe mesfushori me tipare sulmuese Silvio Zogaj, i cili siç dihet është formuar tek Akademia Vllaznia, para se të kalonte tek Luftëtari dhe Laçi. Me këto futbollistë janë firmosur kontrata dyvjeçare. Përveç këtyre futbollistëve, janë rinovuar kontratat edhe me mbrojtësin Erdenis Gurishta dhe mesfushorin Arsen Hajdari. Ky proces do të vijojë edhe ditën e nesërme me hedhjen e firmave të të gjithë lojtarëve që janë në planet e stafit teknik për sezonin e ri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...