Bundesliga

5 gola për titullin e 7-të radhazi, Bayerni triumfon me spektakël!

Asnjë surprizë në javën e fundit të Bundesligës. Bayern Munich i bën një mbyllje spektakolare kampionatit duke fituar titullin e 7-të radhazi dhe të 29-in në historinë e klubit. Eintracht Frankfurt nuk përsëriti dot atë që bëri në finalen e Kupës së Gjermanisë një vit më parë pasi u shkërmoq nga bavarezët e Kovac në Allianz Arena. Përfundoi 5-1 për Bayernin në një ndeshje ku bavarezëve u mjaftonte edhe barazimi për të nisur dushin e birrës dhe për të ngritur lart Meisterschalen. Lamtumirë më të bukur nga Allianz Arena nuk mund të kishte për dy legjendat e klubit bavarez Franck Ribery dhe Arjen Robben të cilët hynë në fushë nga stoli dhe realizuan dy golat e fundit që e çuan rezultatin në 5-1, ai i Ribbery ishte vërtetë një vepër arti. Golat e tjerë për Bayernin u realizuan nga Coman, Alaba dhe Renato Sanches, ndërkohë që Haller barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 duke krijuar pakëz frikë në Allianz Arena.

Në krahun tjetër Frankfurti mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme një sezon shumë pozitiv, madje duhet të falenderojë Mainz që përmbysi rezultatin ndaj Hoffenheim nga 0-2 në 4-2, duke i dhënë mundësinë skuadrës së Hutter të pozicionohet e 7-ta dhe të marrë pjesë në turin e dytë kualifikues të Europa League. Respektoi në maksimum kampionatin Borussia e Dortmundit që shpresoi deri në fund te titulli kampion duke fituar 0-2 derbin e Borussiave ndaj Gladbach dhe duke lënë jashtë Championsit bardhezinjtë.

Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Sancho dhe kapiteni Reus. Fitore me goleada për Bayer Leverkusenin dhe Wolfsburgun. Aspirinat triumfuan 1-5 në transfertën kryeqytetase ndaj Herthas duke siguruar kualifikimin në grupet e Championsit pasi e mbyllën sezonin të 4-it me 58 pikë, ndërkohë që Wolfsburgu shpartalloi Augsburgun me rezultatin 8-1 në një ndeshje ku shkëlqeu me një gol dhe një asist edhe mesfushori kosovar Rexhbecaj. Me këtë suskes ujqërit u ngjitën në vendin e 6-të, dhe bashkë me Gladbach shkojnë në grupet e Europa League. Me golat e Milot Rashicës me penallti dhe veteranit Claudio Pizarro që vazhdon të thyejë rekorde duke e mbyllur karrierën me gol, Ëerder Bremen mposhti 2-1 Leipzig dhe e mbylli kampionatin në vendin e 8-të.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency