Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

5 nga 5, Italia e Mancinit “fluturon” drejt Euro 2020

Italia vuan por në fund fiton pastër në Armeni dhe regjistron suksesin e 5-të në eliminatoret e kampionatit europian të vitit 2020. Me këtë fitore të kaltrit afrohen gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Euro 2020. Sfida në Yerevan nisi në malore për skuadrën e Roberto Mancinit, sepse pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën 11-të Karpetian i dha avantazhin armenëve. Megjithatë reagimi i Italisë ishte i menjëhershëm dhe pas disa përpjekjesh të njëpasnjëshme të kaltrit gjetën golin e barazimit me Belottin pas asistit të Emerson në minutën e 28-të. Në fundin e pjesës së parë armenët ja lehtësuan misionin për të marrë tre pikët Italisë në këtë transfertë pasi Karpetian mori kartonin e dytë të verdhë. Golat që i dhanë tre pikët Italisë megjithatë u realizuan shumë vonë nga Lorenzo Pellegrini i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 77-të dhe Belotti pak minuta më vonë me këtë të fundit që kishte rreth 1 vit e gjysmë që nuk realizonte për Italinë përpara kësaj ndeshje. Ky sukses e ngjiti skuadrën e Mancinit në kuotën e 15 pikëve dhe e mban në krye të grupit J ndërkohë që Armenia mbeti në kuotën e 6 të tillave.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...