Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

5 sulmuesit në aktivitet me më shumë se 400 gola në karrierë

Futbollistët e mëdhenj, sidomos sulmuesit, dallojnë nga të tjerët për instiktin vrasës para portës. Numri i lartë i golave të shënuar tregon edhe shkallën e piedestalit ku qëndrojnë në historinë e futbollit botëror. Jo më kot mbreti i mbretërve të golit konsiderohet i madhi Pele, me 1281 gola në 1363 ndeshje. Një shifër e paarritshme nga sulmuesit në futbollin e sotëm. Aktualisht në aktivitet janë sulmues që kanë kaluar shifrën e 400 golave në karrierë.

5 – Në sezonin e tij të 18-të si profesionist, spanjolli David Villa numëron plot 401 gola. Ish-sulmuesi i Valencias, Barcelonës dhe Atleticos së Madridit etj. në La Liga, aktualisht pjesë e New York City-t në MLS, dy të fundit i realizoi përballë FC Dallasit. 59 prej tyre i ka shënuar me “La Rojan”.

 

4 – Nofkën e ka “El Pistolero” dhe e ka gjetur rrjetën në plot 420 raste në 664 takime. Ky është Luis Suarez, sulmuesi aktual i Barcelonës, që vetëm me fanellën “blaugrana” ka një mesatare 0.77 gola për ndeshje.

 

3 – Është 36-vjeç dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në “Rusi 2018”, por magjitë e tij do të ketë mundësi t’i shpalosë në MLS me Los Angeles Galaxy. Që kur nisi të spikaste në futbollin profesionit ka mundur të realizoi 486 gola në total.

2 – I dyti në aktivitet me më shumë gola të shënuar është i gjithëpushtetshmi Lionel Messi. Argjentinasi është golashënuesi më i mirë i Barcelonës në të gjitha kohërat. 550 gola me katalanët, ndërsa 61 i numëron me Argjentinën. Në total janë 611 gola.

 

1 – “Mbreti” i golit ende në aktivitet është Cristiano Ronaldo. Nuk e ka ulur ritmin e finalizimeve, veçanërisht në Champions League, edhe pse është mbi 33-vjeç. Gjatë 16 viteve në futbollin profesionist ka mundur ta gjejë rrjetën në plot 651 raste. A do të mundet vallë Lionel Messi ta rikuperoje diferencën prej 40 golash me rivalin e tij të përjetshëm?

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...