Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

5 trajnerë të larguar në vetëm një fazë, Kamza “macja e zezë”

5 “koka” trajnerësh në 9 javët e para të kampionatit. Ka mjaftuar faza e parë e Kategorisë Superiore që gjysma e teknikëve të cilët nisnin këtë sezon të mernin valixhet për të lënë skuadrat respektive. Ka rezultuar i pamundur vazhdimi i aventurës për Stavri Nicën te Laçi, Armando Cungun te Vllaznia, dyshen Curbello-Fernandez te Luftëtari, Artan Banon te Lushnja, e së fundmi dhe Mark Iulianon te Partizani. 5 trajnerë të larguar në 9 javë në një kampionat me 10 skuadra është padyshim një statistikë që konfirmon se durimi është një virtyt ende jo shumë popullor në Shqipëri, edhe pse nuk bëhet fjalë vetëm për trajnerë të shkarkuar por edhe dorëheqje. Gjithcka e lidhur me rezultatin dhe konfirmimi vjen nga fakti se duke përjashtuar Laçin, kanë reziztuar vetëm trajnerët skuadrat e të cilëve renditen në 5-shen e parë të klasifikimit. Mund të ishin edhe më shumë, me Maganin që bëri prapakthehu pas dorëheqjes publike vetëm falë këmbënguljes së presidentit të Teutës Hysenbelliu, ndërsa askush nuk mund të thotë se çfarë do të kishte ndodhur me Milinkovic në rast se do të kishte humbur në Vlorë me Flamurtarin. E kotë të bësh parashikime se cili nga trajnerët aktualë do të arrijë t’i festojë Krishtlindjet në detyrë, por mjaft interesant është fakti se nga 5 trajnerët e larguar, 3 prej tyre janë viktima , sigurisht në thonjëza të Kamzës. Kështu ishte humbja me skuadrën e ngjitur këtë vit në Superiore që i vuri fjalën fund aventurës së teknikëve uruguajanë te Luftëtari, sërish një humbje me Kamzën rezultoi fatale për Armando Cungun që pas asaj disfate dha dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë, ndërkohë që ishte sërish Kamza që surprizoi me Partizanin duke derdhur Kupën për Mark Iulianon. Statistikë interesante ajo e skuadrës së Ramadan Ndreut, sfidën e radhës në kampionat e kanë me Kukësin, një motiv më shumë për Milinkovic për t’i patur frikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...