Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

55 milionë për një 21-vjeçar, PSG prezanton blerjen e 10-të të kësaj vere

PSG ka përmbyllur nënshkrimin e dhjetë në merkaton e verës. Skuadra pariziene njoftoi blerjen Bradley Barcola (francez 21-vjeçar), me të cilin ka firmosur për pesë sezonet e ardhshme.

Ish-lojtari i Lyonit transferohet në Paris për 50 milionë euro, 45 si shumë fike dhe 5 milionë në formë bonusesh.

Klubi kryeqytetas i përshpejtoi negociatat me Lionin këtë javë, pasi u bë e pamundur blerja e Kolo Muani (Frankfurit nuk e lejoi të largohej për më pak se 100 milionë euro).

Lexoni edhe: 

Një vit më parë, anësori francez ishte i panjohur për botën e futbollit. Zbulimi i tij ndodhi në vitin 2023, pasi Laurent Blanc i dha besim dhe ai shkëlqeu në fushë.

Sezonin e kaluar në të gjitha garat numëron 7 gola dhe 10 asistime në 35 ndeshje. PSG e kishte monitoruar prej kohësh, madje trajneri Luis Enrique e kishte bindur personalisht që të luante për PSG-në

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...