Cristiano Ronaldo mori një ofertë surprizë në ditët e fundit të kontratës. Al Hilal i ofroi portugezit 37-vjeçar një kontratë 2-vjeçare me 275 milionë euro në sezon, por propozimi faraonik nga Arabia Saudite nuk u konkretizua në akord zyrtar.
Presidenti i klubit arab, Fahad ben Nafel konfirmoi për YouTube Thamanya bisedimet me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, duke zbuluar pse nuk u arrit marrëveshja me sulmuesin e Manchester United.
“Është e vërtetë, ne tentuam afrimin e Cristiano Ronaldos dhe biseduam me të. Problemi nuk ka qenë kurrë ekonomik, Al Hilal mund të sjellë të gjithë yjet e botës. Problemi lidhet me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që na pengoi të blinim dhe regjistronim lojtarë.
Ne i vazhduam bisedimet pavarësisht gjithçkaje, duke u përpjekur të shtynim firmat deri në momentin që sanksionet mund të anuloheshin”, deklaroi sheiku arab.
