Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

6 gola dhe 3 kartonë të kuq, Rayo Vallecano-Cadiz dhurojnë spektakël

Rayo Vallecano triumfoi me rezultatin 5-1 ndaj Cadiz, në një ndeshje të cilën miqtë e mbyllën me 9 lojtarë.

Sfida e vërtetë nisi në minutën e 42’ kur Carcelen mori karton të kuq dhe la Cadiz me 10 lojtarë. Dy minuta më pas Palazon realizoi golin e parë për Rayo Vallecano-n, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa në minutën e 45+1’ Garcia i dhuroi golin e dytë ekipit të tij.

Fraksioni i dytë do të sillte më shumë gola dhe më shumë kartonë të kuq. Alcaraz la ekipin e Cadiz me 9 lojtarë në minutën e 61’ pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Dy minuta më pas Lejeune realizoi golin e tretë për vendasit, ndërsa në minutën e 79’ Camello realizoi të katërtin.

Edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu mori “dritë” e vëmendjes në një moment, por jo për mirë. Baliu bëri autogol në minutën e 82’, duke i dhuruar golin e vetëm kundërshtarëve.

Ndërsa në minutën e 87’ Nteka do të merrte karton të kuq dhe la vendasit me 10 lojtarë. Në minutën e 89’ Lejeune vulosi rezultatin e këtij takimi, duke shënuar golin e pestë për Rayo Vallecanon.

Pas raundit të 11-të të La Liga Rayo Vallecano renditet në vend të 10-të me 15 pikë, teksa Cadiz në vend të 19 me 7 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...