Regby

6 Kombet/Anglia “leksion” Francës, ngjitet në krye

Anglia shkatërroi Francën në Londër, në Kupën e 6 Kombeve, me rezultatin e thellë 44-8, duke u ngjitur për herë të parë në krye të klasifikimit në edicionin e 20-të të këtij kompeticioni. Në Twickenham përpara 82.000 spektatorëve, në takimin përmbyllës të raundit të dytë, Jonny May shënoi tri herë në më pak se gjysmë ore lojë, duke u bërë njëherësh edhe i pari lojtar anglez që regjistron një “hat-trick” ndaj Francës pas plot 95 vjetësh.

Një javë më pare, 28-vjeçarit nga Swindoni iu nevojit një minutë e gjysmë lojë për të kaluar vijën fundore në Dublin, në takimin hapës me Irlandën, ndërsa këtë here, në kryeqytetin britanik, ndaj bluve, numri 11 i Anglisë zhbllokoi rezultatin pas vetëm 65″.

Owen Farrell gaboi fillimisht në konvertim, megjithatë kapiteni i “Trëndafilave të Kuq” i shtoi skuadrës edhe tri pikë të tjera në minutën e 7-të pas ekzekutimit të saktë të një goditjeje dënimi. Ekipi i Jacques Brunel ngushtoi diferencën në 10′ në 8-3 me një “penalty kick” të goditur saktë nga Morgan Parra, megjithatë vendasit, të udhëhequr pikërisht nga Jonny May, shënuan edhe dy herë të tjera në minutat 14 e 29.

I vetmi që kaloi vijën fundore për Francën ishte Damian Penaud në 35′, sidoqoftë anglezët u shkëputën sërish dhe kurorëzuan lojën e tyre të shkëlqyer me një tjetër “try” të realizuar në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Henry Slade, për të shkuar në interval me epërsinë 30-8.

Në 40′ e dytë vendasit e ulën disi ritmin dhe bënë shumë zëvendësime, gjithsesi falë mbrojtjes së fortë lojtarët anglezë zmbrapsën çdo tentativë të bluve për të shënuar në këtë pjesë loje, madje skuadra e drejtuar nga Eddie Jones thelloi avantazhin.

Fillimisht në 49′ ishte një “penalty try” e akorduar nga kryesori uellsian Nigel Oëens, ndërsa gjashtë minuta më vonë radhën për të kaluar vijën fundore të francezëve e pati vetë kapiteni i Anglisë Owen Farrell, që përfitoi gjithashtu edhe nga dalja e përkohshme e lojtarit francez Gael Fickou, me karton të verdhë.

Në pjesën e mbetur shifrat mbetën të pandryshuara dhe Anglia regjistroi fitoren e dytë në këtë edicion të 6 Nations, me rezultatin e thellë 44-8. Një fitore e madhe për Anglinë, që siguroi për të dytën ndeshje radhazi edhe pikën e bonusit, sidoqoftë nëse në Dublin “Trëndafilat e kuq” e arritën diçka të tillë në çerek orën e fundit të takimit, këtë herë lojtarët e skuadrës së Eddie Jones e garantuan pikën shtesë që në fundin e pjesës së parë.

Blutë, që në Twickenham kanë plot 12 vjet pa fituar, regjistruan humbjen e 8-të në 9 ndeshjet e fundit në të gjithë aktivitetet dhe për rrjedhojë Franca mbetet në vendin e parafundit, me vetëm një pikë më tepër se Italia, ndërkaq Anglia me këtë triumf u ngjit në pozicionin e parë, në kuotën e 10 pikëve, me dy më shumë se Uellsi, gjithsesi ndeshja e ardhshme do të jetë më 23 shkurt në “Millennium Stadium të Cardiffit”, pikërisht ndaj “Dragonjve” të drejtuar nga Warren Gatland, në një duel të drejtpërdrejtë që me shumë gjasa do të përcaktojë edhe ekipin fitues të këtij edicioni në Kupën e 6 Kombeve.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency