Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

6 Kombet/Irlanda befason Skocinë, Italia “bie” para Uellsit

Irlanda hodhi pas krahëve disfatën e javës së parë me Anglinë brenda në Dublin dhe mundi në Kupën e 6 Kombeve Skocinë në Edinburg me rezultatin 22-13. Në Murrayfield, përpara 67.000 spektatorëve, vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Greig Laidlaw-t në minutë e 7-të, megjithatë ky rezultat përbën avantazhin e parë dhe të vetëm të Skocisë në këtë takim.

Kampionët në fuqi reaguan shkëlqyeshëm, teksa shënuan dy herë me anë të lojtarëve Conor Murray dhe Jacob Stockdale, respektivisht në minutat 10 dhe 17. Publiku vendas iu gëzua të vetmit realizim nga ana e ekipit skocez, që në 29′ ngushtoi diferencën me numrin 12, Sam Johnson, pas topit të shkëlqyer që mori nga Finn Russell.

“Jeshilët” shkuan në interval me epërsinë 12-10, megjithatë çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë Keith Earls kaloi vijën fundore për herë të tretë për skuadrën e drejtuar nga Joe Schmidt dhe Joseph Carbury, që zëvendësoi numrin 10 Johnny Sexton, konvertoi saktë.

Pas një ore lojë kapiteni Greg Laidlaw krijoi iluzionin se vendasit të paktën mund të dilnin me një pikë nga takimi i tyre i parë në shtëpi, por sidoqoftë lojtarët e Irlandës jo vetëm që administruan në mënyrë më të mirë të mundshme avantazhin, por gjithashtu e thelluan 11 minuta para fundit (69′) me njjë tjetër goditje dënimi të ekzekutuar saktë nga Carbery.

Përfundimisht Irlanda ia doli mbanë për të mbyllur takimin me shifrat 22-13, duke siguruar njëherësh edhe 4 pikët e para të këtij edicioni, ndërsa Skocia në anën tjetër rrëshqiti nga pozicioni i kreut në vendin e tretë në tabelën e renditjes.

Në edicionin e 20-të të 6 Nations përkohësisht kryeson në kuotën e 8 pikëve Uellsi, që mposhti brenda në Romë përfaqësuesen italiane. Në Stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit, përpara 39.000 të pranishmëve të vetmen “try” të pjesës së parë e realizuan vendasit me anë të Braam Steyn 6 minuta para pushimit, (34′) gjithsesi falë goditjeve të dënimit të ekzekutuara saktë nga Dan Biggar ekipi i Warren Gatland shkoi në inteval me shifrat 12-7.

Miqtë realizuan vetëm dy herë në fundore me Josh Adams dhe Owen Watkin, ndërsa “të kaltërit” me krenari shënuan 6 minuta para fundit (74′) falë numrit 14 Edoardo Padovani.

Për të dytën ndeshje radhazi Uellsi dështoi për të siguruar edhe pikën e bonusit, megjithatë falë triumfit 26-15 brenda në Romë “dragonjtë” të paktën kryesojnë përkohësisht klasifikimin e përgjithshëm, natyrisht në pritje të rezultatit të takimit të fundit, që do të luhet në Twickenham, Angli – Francë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...