Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

6 mijë tifozë në stadium, Bayerni “turpërohet” nga Hoffenheimi

Thyhet më në fund Bayerni i Mynihut! Pas 33 ndeshjes pa humbje në garat zyrtare (Bundesliga, Kupa e Gjermanisë, Champions League dhe Superkupa e Europës), kampionët e Gjermanisë u mposhtën thellë 4-1 nga Hoffenhemi. Për herë të fundit ishin gjunjëzuar në kampionatin gjerman përballë Borussias së Moenchengladbachut (2-1) më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Një performancë zhgënjyese kjo e të besuarve të trajnerit Hansi Flick, e kushtëzuar ndoshta edhe nga konsumimi fizik i pak ditëve më parë (24 shtator) në Superkupën e Europës përballë Sevillas (2-1), ku kampionëve të Bundesligës iu desh të qëndronin 120 minuta në fushë.

Sa i përket kronikës së ndeshjes së zhvilluar në PreZero Arena” (në  Sinsheim), ku ishin të pranishëm mbi 6 000 tifozë, vendësit dominuan që në minutat e para, duke kaluar në epërsi të dyfishtë me golat e Bicakcic (16’) dhe Dabbur (24’), ndërsa Kimmich shkurtoi diferencën në 2-1 në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë reagimi i Bayernit ishte i dobët, madje Hoffenheimi realizoi edhe dy gola të tjerë me të njëjtin autor, Kramaric, në minutat 77’ dhe 90+2’, i fundit me 11-metërsh.

Me këtë fitore të madhe, Hoffenheimi ngjitet në krye të kampionatit me pikë të plota (6), ku bashkëkryeson me Augsburgun.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...