Analizë

6 trajnerë të larguar në 12 javë, kujt i ecën e kush rrezikon në Superiore

Klodian Duro është trajneri i 6-të që largohet nga stolat e Superiores në këto 12 javë të para të kampionatit, një mesatare e lartë për kampionatet e huaja, por jo aq për atë kampionat ku durimi nuk është një ndër vetitë dalluese të presidentëve të klubeve. Ky është një kampionat me një brez të ri teknikësh, shumë prej të cilëve drejtojnë për herë të parë në Superiore, ku duhet pranuar më së shumti kanë rezultuar të suksesshëm. Duke nisur nga kryesuesi Skënder Gega, i rrethuar ndoshta nga skepticizmi kur mori drejtimin e Partizanit, por koha i dha të drejtë klubit dhe trajnerit. Profili ideal për të ngritur lart një Partizan pa shumë bujë e pretendime, por gjithmonë kokulur në kërkim të suksesit, ashtu si vetë Gega, që, veç aftësive teknike, është ideal edhe për kërkesën e profesionalizmit dhe disiplinës në epokën e re që ka nisur në klubin e kuq.

Po aq i suksesshëm edhe Orges Shehi, deri pak muaj më parë në organikën e Skënderbeut e shok me lojtarët që drejton. Ruajti profilin e lojës dhe mbi të gjitha suksesin te kampionët, në kontakt me gjithçka që ndodh në skuadër dhe shpeshherë vendimtar me zgjedhjet e tij, duke marrë më të mirën nga organika në dispozicion.

Në vend të tretë Laçi. Dhe këtu çështja e trajnerit është disi relative. Mërgjyshi ishte jo pak i suksesshëm, por u largua pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit dhe Migen Memlli ka në dy ndeshjet e para rekordin perfekt. Vështirë të gjykohet me vetëm dy ndeshje, por Laçi është një klub specifik, ku presidenca qëndron pranë skuadrës më shumë se kudo tjetër, duke marrë një rol më të madh në ecurinë e saj.

Laçi garon për Europën me Teutën dhe te bregdetarët është e lehtë të konstatosh dorën e Bledi Shkëmbit. I projektuar si futbollist drejt ndërtimit të lojës, ky ka qenë që në pikënisje dhe synimi i tij, duke mos u dorëzuar edhe kur rezultatet mungonin, ndërsa tani Teuta e tij po i merr frytet e një skuadre që prodhon futboll.

Në vend të pestë Kukësi i Cungut. Trajneri është një emër i konfirmuar prej vitesh, por po has vështirësi, që, më tepër sesa me lojën, kanë të bëjnë me personalitetin e skuadrës. Kukësi ka cilësi, di t’i shprehë kur është në avantazh, por ngec shpesh kur i duhet të zhbllokojë apo administrojë rezultatin, ndërkohë që edhe disa prej afrimeve të mërkatos nuk kanë përmbushur pritshmëritë.

Ilir Daja shkoi te Flamurtari për të ndërtuar një skuadër të madhe dhe devizat e një trajneri profesionist dhe të suksesshëm janë të lehta për t’u lexuar te Flamurtari, edhe pse jo plotësisht në rezultate. Vlen për t’u theksuar se përballet me ndonjë vështirësi më tepër me klubin që i duhet të provojë se këtë vit ka vënë mend dhe në aspektin menaxherial.

Tirana është një çështje më vete, ka tifozë që thonë se s’ka trajner që u “bën derman”, por Ardjan Mema, edhe pse pa asnjë fitore dhe mes shumë hallesh, ka ndryshuar shumë te bardheblutë. Tirana e tij sulmon me shumë forca dhe krijon raste pa fund. Me pak më tepër qetësi dhe, pse jo, fat, edhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Te Luftëtari Mezani është trajneri i dytë për këtë sezon. Nisje katastrofë me Kosticin dhe vlonjati që ka shumë për të rikuperuar në një skuadër që është gjendur papritur “jetime” me largimet e “yjeve” Bregu e Abazaj. Një mision aspak i lehtë, por rezultatet i japin të drejtë deri më tani teknikut, që nuk do t’i bënte keq edhe pak më shumë korrektësi financiare nga ana e klubit.

Në zonën e ftohtë Kamza, ku Duro është një histori e freskët, adhurues i lojës, por i penalizuar nga rezultatet. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë pasuesi, ndërsa te Kastrioti Stavri Nica përballet me një detyrë vërtet të vështirë, ajo e ringjalljes së një skuadre që jep shkëndija jete duke ua bërë fitoret të vështira rivalëve, por pa mundur që t’i mohojë ato.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top