Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

6 trofe në 5 vjet, Feronikeli në klubin e skuadrave të mëdha

Pasi fitoi edhe trofeun e dytë sezonal, atë të Digitalb Kupës, Feronikeli tashmë bëhet skuadra që ka dominuar në mënyrë absolute futbollin kosovar në këto 5 vitet e fundit. Ndeshja ndaj Trepçës ‘89 u fitua me lehtësi, rezultati 5-1 konsiderohet si më i thelli në një finale Kupe në histori të këtij kompeticioni.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani përfundoi me shumë sukeses një sezon ku investimet ishin të mëdha, qoftë në nivelin monetar, atë të organizimit apo edhe energjive të shpenzuara nga të gjithë për të arritur sukses.

Trajneri nga Shkupi, Ramadani, që tashmë mban mbi supe dy tituj kampioni dhe një Kupë në Kosovë, duket se ia ka marrë dorën futbollit kosovar dhe po i ecën shumë mirë, por ai duhet ta dëshmojë veten edhe në nivel ndërkombëtar, kur do të vijnë ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, Feronikeli për 5 vjet ka fituar 6 trofe, 3 tituj kampioni dhe 3 kupa, duke u bërë klubi i dytë më i trofeshëm në futbollin kosovar, dhe nëse klubet e mëdha maten me trofe, atëherë Feronikeli është futur në mesin e tyre.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...