Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“60 milionë paund për mua? Një çmenduri”, talenti i Everton: Ky është futbolli!

Një nga lojtarët për të cilët Chelsea këmbënguli deri në orët e fubdit të merkatos për ta transferuar në Stamford Bridge, ishte Anthony Gordon i Evertonit. Megjithatë, klubi nga Liverpool i rezistoi ofertës prej 45 milionë paund nga “Blutë e Londrës”, ndërsa kërkonte të pakten 60 milionë paund. Lidhur me këtë shumë të lartë që pengoi transferimin e tij te Chelsea, ka folur edhe vetë Gordon. Ky i fundit e pranon se në futbollin e sotëm, shifrat e merkatos nuk pasqyrojnë realitetin.

“Personalisht, mendoj se asnjë lojtar nuk vlen 60 milionë paund. Megjithatë, ky është futbolli dhe tregu i ditëve të sotme, ndaj unë nuk dua t’i ul vlerat vetes sime. Kur transferon një futbollist, nuk blen vetëm vlerën e tij aktuale, por edhe potencialin e tij në të ardhmen. Wshtë një rrisk që tashmë klubet e marrin përsipër.

Gjithsesi, unë nuk e kisha mendjen te transferimi pasi nuk ishte diçka që mund ta kontrolloja. Unë duhet të qëndroj i përulur dhe të mendoj për të tashmen  dhe mos të shikoj shumë larg në të ardhmen. Por, në momentin kur bën mirë, zërat e merkatos do të jenë gjithnjë të pranishme. Unë ndjehem mirë te Everton dhe nuk më vjen aspak keq që vijoj të luaj në këtë skuadër”, u shpreh 21-vjeçari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...