Edhe Malcom në Arabinë Saudite. Sulmuesi brazilian është pjesë e Zenit prej verës së vitit 2019, kur u transferua për 40 mln euro nga Barcelona.
Sulmuesi i djathtë do të vazhdojë karrierën tek Al Hilal, që ka arritur akordin me klubin rus mbi bazën 45 milionë euro + 15 të tjera në formë bonusesh.
26-vjeçari është përforcimi i katërt për Al Hilal, që më parë ka siguruar firmat me emra si Kalidou Koulibaly, Ruben Neves dhe Sergej Milinkovic-Savic.
Lexo edhe:
- Pulisic: Pioli më bindi t’i bashkohem Milanit, jam gati të jap gjithçka për ngjyrat “kuqezi”
- Kërkohet nga Al-Ahli, United i bashkohet garës për mesfushorin e Fiorentinës
- Bayern nuk heq dorë nga Kane, pas refuzimit nga Tottenham rrit ndjeshëm ofertën
- Buffon “var dorezat në gozhdë”? Portieri refuzon Arabinë Saudite dhe i përkushtohet gjuhës angleze
Malcom, i cili mbahet mend për “tradhtinë” ndaj Romës në vitin 2018, kur u nis drejt kryeqytetit italian dhe më pas përfundoi në “Camp Nou”, do të përfitojë 18 milionë euro në sezon te klubi saudit.
Trefishi i asaj që përfiton në klubin nga Petersburgu. Sulmuesi u rikthye në kombëtaren e Brazilit gjatë muajit të kaluar. Duke luajtur në dy miqësoret e pesë herë Kampionëve të Botës përballë Guinesë dhe Senegalit.
