Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

7.5 mln € në sezon, klubi turk tundon të pakënaqurin e Liverpoolit

Thiago Alcantara nuk është i lumtur te Liverpooli, dhe synon të nisë një aventurë të re. AS raporton se mesfushori spanjoll mund të vijojë karrierën në Turqi. Aty ku e kërkon Trabzonspori.

Drejtuesit e klubit turk kanë gati një kontratë 3-vjeçare për 32-vjeçarin, i cili nuk po ia del të përshtatet në futbollin anglez.

Nga e cila do të përfitonte 7.5 mln euro në sezon. Merkato në Turqi nuk është mbyllur ende, por palët duhet të nxitojnë për të arritur një akord.

Lexoni edhe:

Pasi nuk ka shumë kohë në dispozicion. Propozimi turk tundon shumë futbollistin iberik, ndërkohë që tani duhet bindur Liverpooli.

Dhe trajneri Jurgen Klopp, i cili beson shumë tek eksperienca e Thiagos. Dhe nuk dëshiron të humbë një tjetër mesfushor pas largimeve të Henderson dhe Fabinhos.

Thiago ka edhe një vit kontratë me “The Reds”, klub ku bën pjesë prej shtatorit të vitit 2020. Kur u transferua nga Bayern Munchen për 22 mln euro.

Lajme të tjera

Futboll

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaessen. Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’...

La Liga

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar....

Premier League

Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) ka pranuar se vendimi për të anuluar golin e Luis Diaz në humbjen 2-1 të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...