Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

7 ndeshje pa fitore në kampionat, skuadra e Premier League shkarkon trajnerin

Disfata e fundit në Premier League ndaj Nottingham Forest, rezultoi fatale për fatet e trajnerit të Leeds United, Jesse Marsch. Skuadra po kalonte një formë tejet negative në elitën angleze duke qenë se prej shtatë ndeshjesh nuk njeh fitore, ndaj ai që pësoi në fund ishte tekniku 49-vjeçar.

Amerikani u emërua në krye të Leeds United më datë 28 shkurt të vitit të kaluar, por tashmë e mbylli aventurën në ishull pa mbushur një vit. Nga ana tjetër, drejtuesit e Leeds United kanë përgatitur edhe zëvendësuesin Marsch.

I preferuari i drejtuesve të Leeds është Carlos Corberan. Ky i fundit aktualisht është i impenjuar me Ëest Bromëich në Championship, mirëpo një aventurë në Premier League duket se mund ta joshë 39-vjeçarin. Situata për Leeds aktualisht në Premier League është e komplikuar duke qenë se skuadra renditet në vendin e 17-të me 18 pikë duke qenë e përfshirë në garën e mbijetesës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...