Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

70 metra sprint, për golin e vitit, ja magjia e Abazajt (Video)

Fitorja spektakolare e Luftëtarit ndaj Partizanit me rezultatin 5-0 u zbukurua akoma edhe më shumë nga goli fantastik që realizoi Kristal Abazaj. Një finalizim për tu vendosur në vitrinë ai i sulmuesit të përfaqësues Shpresa, një gol që për nga mënyra e realizimit do ta kishin zili edhe futbollistët më të mëdhenj të botës. Abazaj e mori topin në gjysmëfushën e skuadrës së tij, vrapoi 70 metra, dribloi 3 kundërshtarë dhe më pas me një goditje shumë të bukur mposhti portieri Alban Hoxha për të realizuar atë që mund të konsiderohet pa frikë goli i vitit në Kategorinë Superiore dhe jo vetëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...