Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

70 milionë plus bonuset, Chelsea hap konkret për mbrojtësin e Zonjës së Vjetër

TURIN, ITALY - NOVEMBER 02: Matthijs de Ligt (R) of Juventus celebrates aftyer scored the opening goal during the Serie A match between Torino FC and Juventus at Stadio Olimpico di Torino on November 2, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Matthjis de Ligt dhe Juventusi nuk do të vazhdojnë së bashku. Ajo që dukej të ishte vetëm një hipotezë me kalimin e ditëve po kthehet në siguri. Mbrojtësi holandez nuk është i bindur për projektin e Juventusit, ai e bëri të ditur në fund të sezonit dhe, siç konfirmoi Maurizio Arrivabene, kërkoi të largohej.

Optimizmi për rinovimin që ka vijuar prej javësh është zhdukur, duke lënë hapësirë ​​për negociata me klubet e interesuara për mbrojtësin: me Chelsea-n, mbi të gjitha, por edhe me Manchester United.

Juventusi do të kërkojë të fitojë sa më shumë nga kartoni i De Ligt, ndoshta jo 100 milionë, siç shpresonin tek Juvja, por gjithsesi një shumë e konsiderueshme, që do të ishin të gatshme ta shpenzonin  klubet e Premier League-s.

Lëvizja e parë i takon Chelsea-t, që është gati të rrisë ofertën deri në 70 milionë euro plus bonuse.

Shumë pak për momentin, por një pikënisje e mirë. Pasi kanë humbur Rudigerin dhe Christensenin, klubi londinez duhet të ndërhyjë në tregun e transferimeve në mbrojtje, por ia ka vënë syrin edhe mbrojtësit të Napolit Koulibaly, i cili në situatën aktuale do të ishte një biznes më pak i kushtueshëm dhe cilësor.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...