Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

70 mln € ofertë zyrtare për Harry Kane, vjen përgjigja e Tottenhamit

Bayern Munchen ka paraqitur një ofertë zyrtare për shërbimet e Harry Kane. Goleadorin dhe kapitenin e Tottenhamit.

29-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin londinez. Kane nuk ka ndërmend të rinovojë, ndërkohë që presidenca angleze po u reziston ofertave për “yllin” e skuadrës.

70 milionë euro + bonuse është oferta e kampionëve të Gjermanisë për kapitenin e kombëtares së Anglisë.

Propozim që është refuzuar në mënyrë kategorike nga presidenti i Daniel Levy, një person me të cilin është tmerrësisht e vështirë të bësh biznes.

Harry Kane u kërkua nga klubi bavarez edhe gjatë verës së kaluar për të zëvendësuar Robert Lewandowskin. Me “bomberin” polak që u transferua te Barcelona si lojtar i lirë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...