Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

700 ndeshje, Neuer: S’e prisja të isha kaq në formë, çfarë na tha Tuchel

700 ndeshje si profesionist në karrierë regjistroi Manuel Neuer në “Old Trafford” përballë Manchester United. Arritje të cilën portieri i Bayern Munchen e festoi me fitoren 0-1 në Champions League. Pas ndeshjes, kapiteni u shpreh se nuk ishte në dijeni të një rekordi të tillë.

Ishim shumë të zemëruar me paraqitjen tonë në Frankfurt kundër Eintrachtit (Bayerni humbi 5-1), por reaguam mirë. Trajneri është i kënaqur, ai na tha se ndihej krenar për ne, pasi dhamë gjithçka në fushë.

Lexo edhe:

Ne kemi një skuadër që mund të garojë për fitimin e titullit, por duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje”, deklaroi 37-vjeçari i kampionëve të Gjermanisë, i cili vijoi rreth rekordit:

Nuk e dija se ishte ndeshja e 700-të. Jam në formë, nuk e prisja që gjërat të shkonin aq mirë pas dëmtimit të gjatë. U jam shumë mirënjohës mjekëve”, theksoi “gardiani”, prej vitesh një prej më të mirëve në rolin e tij.

Neuer është pjesë e Bayernit prej verës së vitit 2011, kur u transferua nga Schalke 04 për 30 mln euro. Gjatë këtyre viteve, ai ka fituar 28 trofe me klubin më të madh në Gjermani.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...