Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

700% rritje te bebet, në Argjentinë të fiksuar pas emrit të Lionel Messit

Lionel Messi ia doli më në fund të fitonte Kupën e Botës, i vetmi trofe që i mungonte. “Pleshti” zhvilloi një Botëror fantastik dhe bashkë me shokët e skuadrës rikthyen trofeun e madh në Buenos Aires pas 36 vitesh.

Në Argjentinë kanë festuar gjatë suksesin e paharrueshëm në Katar 2022, ndërkohë që shumë çifte të reja po u vendosin fëmijëve emrin e kapitenit.

Marca raporton se regjistri civil i provincës Santa Fe regjistroi në dhjetor shumë vogëlushë me emrat Lionel ose Lionela, kushtuar pikërisht futbollistit më të mirë në planet.

Një rritje prej 700% te bebet me këtë emër gjatë muajit dhjetor!

Drejtori i Gjendjes Civile të Santa Fe, Mariano Galvez u shpreh për Santa Fe LT9 se javët e fundit ka pasur fëmijë të regjistruar me emra të tjerë të lojtarëve të Kombëtares, si Julian (Alvarez) ose Emiliano (Martinez), por më i kërkuari mbetet ai i Messit.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...