Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

“75 mijë euro për të spiunuar Tottin”, detektivi privat: Kam përdorur teknologjinë më moderne

Ilary Blasi, ish-partnerja e Francesco Tottit, dyshohet se ka paguar 75.000 euro për të punësuar një hetues privat që të spiunonte, përndiqte dhe fotografonte ish-kapitenin legjendar verdhekuq për tre muaj me radhë. Këtë shumë, detektivi privat e mori për të mbledhur prova për tradhtinë e Franescos me Noemi Bocchin.
Ezio Denti, 64 vjeç, konsulent në shumë procese penale, specialist në këtë sektor, e pranoi se kishte qenë ai detektivi në një intervistë për të përjavshmen “Nuovo) (“u punësova tetë vite më parë nga Alena Seredova për gjurmimin e Gigi Buffonin me Ilaria D’Amicon, kam qenë unë që i kam bërë fotot kompromentuese”).
Sipas tij, tarifa në fjalë (75 mijë euro) përfshinte përdorimin e “pajisjeve të sofistikuara: GPS, kamera me rreze infra të kuqe, makina dhe motoçikleta, dronë dhe mbi të gjitha orë inteligjente” .
Ai shpjegoi se iu qep pas Francescos, duke u fshehur në vendet e duhura, i ndihmuar nga teknologjia më moderne. Por nuk përdori “çimka”: “Ato mund të vendosen vetëm nga policia gjyqësore, ose me mandatin e një gjykatësi”.
“Jashtë, si gjithmonë, kur duhet të ndjekim lëvizjet e një burri “tradhtar”, përdorim teknologjinë.
Në rastin e Tottit, mund të them se ai është ende i dashuruar me gruan e tij. Unë mendoj se ai hyri në një marrëdhënie tjetër, sepse ndjeu se diçka ishte thyer me Ilary-n”.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...