Pierre-Emerick Aubameyang e nisi sezonin tek Barcelona në LaLiga, mirëpo aventura e gabonezit me katalanasit nuk shkoi sipas pritshmërive. Sulmuesi ishte jashtë planeve të trajnerit Xavi Hernandez dhe si rrjedhojë u aktivizua në vetëm një ndeshje të pjesës së parë të sezonit me blaugranat, konkretisht tetë minuta kundër Rayo Vallecanos së Ivan Balliut në barazimin 0-0 (ndeshja e parë sezonale).
Lexo edhe:
- Një tjetër “yll” në shitje, mesfushori drejt largimit nga PSG pas 11 sezonesh
- Xavi: Ishin 10 muaj me sakrifica, vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike
- Humbja ndaj Brighton, Arteta: Kam vetëm zhgënjim, ua dhuruam pjesën e dytë
- “Ju tregoj bisedën me Skukën dhe Goldin”, Xhixha për “Analizë Kuq e Zi”: Sezonin tjetër titullar me Qarabag
Ndaj, në merkaton e janarit, 33-vjeçari kaloi te Chelsea në Premier League ku duhet theksuar se edhe me “Blutë e Londrës” nuk ka bërë mrekulli duke regjistruar vetëm një gol në 15 ndeshje. Por, për t’u rikthyer te eksperienca e tij e parë me Barcelonën. Skuadra e trajnerit Xavi Hernandez fitoi zyrtarisht titullin numër 27 në Spanjë, dhe ky fakt bën kampion edhe Aubameyang.
Madje, për gabonezin është titulli i parë në karrierë dhe katalanasit duhet t’i bëjnë gati një medalje edhe atij pasi zyrtarisht, për arsye të tetë minutave në ndeshjen ndaj Rayos edhe Aubameyang është kampion i Spanjës ashtu si pjesa tjetër e futbollistëve të Barcelonës.
