Kategoria Superiore

-8 pikë nga Partizani, por Kukësi konfirmon Cungun!

Armando Cungu qëndron, një lajm që në fakt nuk duhet të përbënte lajm. Ka mjaftuar një humbje me Tiranën për të nisur thashethemnajën në lidhje me mundësinë e largimit të trajnerit, shembull i qartë i mungesës së durimit në futbollin shqiptar, qoftë ky edhe në aspektin mediatik. Një humbje padyshim që rëndon, sidomos kur je në një garë frenetike me Partizanin që nuk di të ndalet, por vënia në diskutim e trajnerit në këtë moment është vërtet e tepërt. Mjafton të shohësh kronikën e ndeshjes, Melo që gjuan me portën bosh pa munduur ta çojë në rrjetë, Shkurtaj që nuk gjuan dot si duhet në një rast të volitshëm, Shametit që për këtë herë nuk i shndrit ylli i sulmuesit, apo edhe Valdet Rama që nuk kordinohet si duhet në një rast të artë për të kuptuar që pavarësisht pengjeve për rezultatin apo edhe lojës që nuk është aty ku duhet Kukësi i krijoi shanset e tij, por mungesa e qartësisë para portës apo dhe fati këtë herë e ndëshkuan me një humbje.

Një thënie në futboll thotë se nëse trajneri nxjerr lojtarët para portës e ka bërë detyrën, nuk mund të shënojë nga stoli. Për të gjithë që përmendin ambiciet maksimale, apo blerjet e dimrit, mjafton të kujtosh që futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe madje edhe në logjikën e tij një skuadër që ka ndryshuar jo pak lojtarë ka nevojë për kohën e saj për të gjetur mekanizmat perfektë. Problemi është se te Kukësi kohë nuk kanë, është një luks që dueli me Partizanin nuk e lejon, e megjithatë pikërisht një ndryshim në stol në këtë moment, do të ishte ndoshta goditja fatale për shpresat e verilindorëve. Një fillim nga e para në mes të kampionatit dhe në kulmin e luftës për titull do të ishte vërtet e tepërt, Cungu meriton të luftojë për ta shpallur Kukësin kampion.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency