Featured

Tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, kaos në ndeshjen mes Kamerunit dhe Komorosit

Momente tragjike ato që shoqëruar ndeshjen e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Kamerunit dhe Komorosit. 8 persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur rëndë për shkak të rrëmujës së krijuar në hyrje të stadiumit nga tifozët që kërkonin me çdo kusht të ndiqnin ndeshjen në impiantin e kryeqytetit të të Kamerunit, Yaounde.

Kassim Oumouri, komentator televiziv nga Ishujt Komoros, rrëfen episodin tragjik në mikrofonat e “Agence France-Presse”.

“Papritmas, njerëzit ranë mbi njëri-tjetrin. Kishte gra dhe fëmijë që bërtisnin dhe qanin. U gjenda pranë portës së hyrjes. Një roje sigurie hapi njërën nga dyert. Një tjetër i tha të mos e bënte, por tani ishte tepër vonë. Njerëzit nxituan dhe papritmas u shtypën me njëri-tjetrin. E paimagjinueshme që një gjë e tillë të ndodhë në një ndeshje futbolli.”

Siç raporton Associated Press, viktimat u shkaktuan nga një rrëmujë e përgjithshme në hyrje të stadiumit. Tifozë të shumtë kanë tentuar të hyjnë në stadium, duke shkaktuar kaos.


Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency