Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“80% e ekipeve si ne”, Daja: Krizë rezultatesh, loja dominuese. Tifozët? S’pajtohem vetëm me diçka

Vetëm një fitore arriti Partizani në fazën e parë të Abissnet Superiores, duke mos ia dalë të gëzojë tifozët e shumtë. Të premten fillon faza e dytë, “Demat” presin Teutën dhe një fitore ndaj kampionëve në fuqi është e rëndësishme, pasi do t’i jepte moral e qetësi ekipit të kuq.

Trajneri Ilir Daja foli sot në konferencën për shtypin rreth duelit të ditës së premte (26 nëntor, 16:45), duke u ndalur te gjendja e skuadrës së tij, rivaliteti i madh në kampionat, pakënaqësia e tifozëve dhe tek ekipi kundërshtar.

KRIZA – “Sigurisht që kemi krizë rezultatesh, sepse Partizani nuk është mësuar me këto rezultate, por kemi paraqitur një lojë ku kemi qenë dominues ndaj ekipeve të tjera”.

FAZA E PARË – “Po të analizojmë fazën e parë, të njëjtën gjë kanë pasur të gjithë ekipet, përveç dy ekipeve që ndodhen në vendet e para, që kanë pasur një stabilitet më të madh.

80% e ekipeve kanë përjetuar atë që kemi përjetuar ne. Garancia është që në lojë kemi bërë më mirë se të tjerët. Opsioni i vetëm për Partizanin është vetëm fitorja”.

SYNIMI – “Kemi rreth 2 javë që jemi mbledhur dhe kemi thënë që do e kalojmë të gjithë bashkë këtë krizë. E njëjta strategji do të jetë edhe kundër Teutës. Ata janë një ekip cinik, janë kampionët e Shqipërisë dhe të godasin nëse u lë hapësira”.

TAKTIKA – “Ne punojmë edhe në aspektin teorik me lojtarët. Ndryshimi i skemave nuk ka të bëjë më ndryshimin e madh të manovrës, ka të bëjë me kontingjentin e lojtarëve që kemi pasur në dispozicion por edhe kundërshtarët.

Nuk jam nga ata trajnerë që vendos lojtarët në fushë dhe u them: luani kështu dhe bëni çfarë të doni. Ndryshimi i skemës ka ardhur nga dëmtimet e shumta që kemi pasur, por edhe në raport me kundërshtarin”.

TË RINJTË – “Nuk është se kanë bërë bërë gabime lojtarët e rinj apo të vjetër, kemi gabuar të gjithë, por të rinjtë janë ata që e vuajnë më shumë në aspektin psikologjik. Jam i kënaqur me ta, Partizani ka vazhduar një proces që ka të ardhme të sigurt, me apo pa Dajën”.

TIFOZËT – “E kuptoj dëshpërimin e tifozëve, i kuptoj, edhe ne jemi të dëshpëruar. Ata kanë të drejtë, por nuk jam dakord se tifozët duan vetëm rezultatin dhe jo lojën e bukur. Ata duan që lojtarët të japin gjithçka në fushë, diçka që nuk e kemi bërë.

Zënkë pas ndeshjes me Laçin? Jam një intelektual në lartësinë e duhur për të kuptuar që tifozët duhet t’i bësh pjesë të grupit, sidomos tifozerinë e madhe të Partizanit.

Ndonjë keqkuptim i vogël duhet të minimizohet, më shumë nuk flas. Ne jemi, luajmë dhe gëzojmë për tifozët. Është po i njëjti kontingjent që ka qenë me Laçin, me Carën dhe Kaçen që kanë kryer një javë stërvitore më shumë”.

KUNDËRSHTARI– “Kemi humbur me Teutën, humbja tjetër ka qenë me vendin e gjashtë, pasi kemi vetëm dy humbje. Të gjithë e kemi parë si humbëm me Teutën. Rivali? Përballë kemi një ekip shumë të fortë.

E vetmja mënyrë për të arritur fitoren, është që të jemi të gjithë bashkë në të dy fazat e lojës. Sigurisht që i druhem, pasi Teuta ka lojtarë që dinë të bëjnë mirë në momente të caktuara, kanë mentalitet fituesi dhe grintë. Nuk është se i kemi frikë, por e respektojmë Teutën”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...