Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

80 mijë £ në javë s’i dilnin të paguante energjinë, Sissoko denoncon The Sun: Keqpërdoret emrin tim!

Moussa Sissoko ka reaguar ashpër ndaj akuzave të britanikes “The Sun”, që akuzoi mesfushorin francez për mos pagimin e faturave të energjisë elektrike gjatë periudhës kur luante në Premier League, kampionat ku ka veshur fanellat e Tottenhamit, Newcastle dhe Watfordit, veprim për të cilin ka përfunduar në gjykatë.

Edhe pse përfitonte 80 mijë paund në javë nga kontrata me Watfordin në sezonin e fundit dhe jetonte në një shtëpi luksoze me vlerë 3 milion paund, pretendohet se 33-vjeçari duhet të paguajë rreth 61 mijë paund paund te kompania energjitike “Yu Energy”.

Sissoko, i cili verën që lamë firmosi me francezët e Nantes, ka reaguar me dy postime në Twitter, aty ku shkruan: “The Sun, ke përdorur emrin dhe imazhin tim për një çështje që nuk më intereson. Ju nuk e keni verifikuar informacionin tuaj dhe kjo po shkakton dëm personal për mua dhe familjen time”.

Sissoko nuk ndalet me kaq, teksa shkroi sërish: “Ju shitni gazetat falë emrit tim? Ok, unë po bëj një denoncim ndaj jush, i takon drejtësisë të bëjë punën e vet tani. Mos shpifni ndaj njerëzve vetëm për të krijuar zhurmë. Herën tjetër do e bëni më mirë punën tuaj si pseudo gazetarë skandalozë”, theksoi mesfushori me origjinë nga Mali.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...