Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Neymar më pranë PSG, poston foto nga Dubai

Cdo ore qe kalon duket se po i jep edhe me shume forme e jete transfertes me te perfolur te kesaj merkatoje verore. Neymar publikon nje foto nga Dubai. Me Sulmuesin brazilian qe sapo ka shkelur token e sheikeve pas Kines ku ndodhej i impenjuar per nje set promocional, tashme mbetet vetem per te kuptuar nese Emiratet jane thjesht nje ndalese ne aventuren e tij ne Orient, apo nese kjo ndalese do te konvertohet ne destinacion e ri te lojtarit. Ne rast se hipoteza e fundit do te konfirmohet, atehere mberritja  tij ne Dubai do te pohonte faktin se transferimi tek Paris Saint Germain tashme eshte realitet.

Mendohet se 25 vjecari do te firmose nje kontrate prej 300 milione Eurosh me shoqerine qe sponsorizon Boterorin. Nje shifer qe do te shkoje per Federaten Spanjolle te Futbollit, e cila do t’i paguaje me pas klubit te Barcelones klauzolen prej 220 milione Eurosh plus taksat per largimin e lojtarit.  Sic raportojne mediat spanjolle, pritet gjithashtu qe Neymar te kryeje edhe vizitat mjekesore per Paris Saint Germain ne Dubai, me pare se te udhetoje drejt Parisit per prezantimin zyrtar, qe sic mund te mendohet do te jete i nje stili madheshtor.

Supozohet se do te ngjasoje me prezantimin e Ibrahimovic nen kullen e Eifel.  Po ne kete kontekst, lidhet edhe lajmi i mediave ne France, se policia franceze eshte lajmerur per te garantuar sigurine ne nje manifestim te madh qe pritet te organizohet gjate ktyre diteve. E pamundur te mos mendosh dhe besh lidhjen me emrin e Neymar. C’ka na mbetet te bejme eshte te presim te shijojme fishekzjarret!

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...