Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjilani siguron Mërgim Nezirin

Mërgim Neziri përforcon Gjilanin. Ish futbollisti i Prishtinës është zyrtarizuar si futbollist i ri i skuadrës nga Anamorava edhe nga faqja zyrtare ne Facebook, duke konfirmuar kështu edhe përforcim të radhës për skuadrën e drejtuar nga Arbnor Morina. Ardhja e tij në Kosovë në fillim të edicionit të kaluar kishte bërë bujë, pasi bëhej fjalë për një lojtarë i cili kishte edhe përvojë në kategoritë e ulta të futbollit gjerman si i ri, ndërsa kishte luajtur edhe në Rumani te skuadra e Botosanit.

Te Prishtina pati goxha minuta sidomos në pjesën e dytë të kampionatit duke luajtur si mbrojtës anësor, apo eventualisht mesfushor i avancuar, mirëpo nuk është se arriti të tregonte cilësitë që priteshin. Gjithsesi, 24 vjeçari tashmë do të vazhdoj karrierën e tij te Gjilani, ku pritet të ketë edhe më tepër hapësira. Me këtë transferim, trajneri Arbnor Morina synon të mbuloj boshllëkun e lënë nga Ilir Blakçori i cili është rikthyer te Llapi.  Përveç Nezirit, deri tani Gjjilani është përforcuar me lojtarë si Fatih Karahoda, Filonit Shaqiri, Diar Mustafa, Fisnik Papuçi, Dior Zabërgja, Edon Sadriu, Ergin Sherifi dhe talentin e ri Edison Kçiku. Të kuqtë po vazhdojnë më intensitet të lartë përgatitjet për sezonin e ri që fillon me 19 gusht, ndërsa ndeshjen e parë e zhvillojnë ndaj Besës në shtëpi.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...