Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kristian Prendi rikthehet te Tirana

Kristjan Prendi rikthehet në shtëpi, aty ku gjithmonë ka dashur të jetë, te klubi ku u bë i njohur dhe ku hodhi hapat e tij të parë në karrierë. Sulmuesi i talentuar është afrimi më i fundit i Tiranës në merkato. Pas një eksperience të shkurtër te Bylis ku spikati me lojrat e tij të mira, Prendi për cështje zemre vendosi të mbajë sërish veshur fanellën e Tiranës duke firmosur me bardheblutë. 19-vjecari është një futbollist që ka dalë nga akademia e Tiranës dhe që premton shumë për të ardhmen pasi talenti dhe klasi nuk i mungojnë. Me Bylisin Prendi zhvilloi në total  9 ndeshje në Kategorinë e Parë duke realizuar dhe 3 gola. Te 24-herë kampionët Prendi do të luajë tashmë sërish në të njëjtën skuadër me bashkëmoshatarët e tij si Albi Doka, Grent Halili e Elvi Berisha. 19-vjecari mund të konsiderohet një vlerë e shtuar për sulmin e Tiranës. Bardheblutë kanë vuajtur për të gjetur një sulmues që shkon me lehtësi te goli gjatë sezoneve të fundit, por lojtarin e shumëkërkuar në merkato për repartin e avancuar, trajneri brazilian Ze Maria mund ta gjejë pikërisht te Prendi, i cili me Bylisin në eksperiencën 1-vjecare tregoi se ka cilësi të jashtëzakonshme përpara portës.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...