Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ajaxi jashte Championsit, kualifikohet Nica

Ajaksi mbetet jashtë Champions Leagues. Skuadra nënkampione e Holandës, që e ka fituar 4 herë kupën me veshë të mëdhenj u eliminua nga Nica në raundin e tretë kualifikues, pas barazimit 2-2 në Amsterdam Arena,  teksa sfida e e parë e zhvilluar në Nicë kishte përfunduan po barazim 1-1, por me rregullin e golit në fushën kundërshtare janë francezët ata që sigurojnë një vend në Play-Off.

Pa Balotellin në fushë për arsye fizike, Nica befasoi që në minutën e 3-të me një kundërsulm të shpejtë që u përbyll me golin e Souquet.

Van de Bek, ktheu në lojë Ajaksin në minutën e 26-të, ndërsa talenti Sanchez në të 57-të, realizoi të dytin për Ajaksin që do të vlente kualifikimin.

Gjithsesi skuadra franceze arriti të barazonte në të 79-tën me Marcel, finalizim që përmbysi situatën duke kualifikuar Nicën.

Për holandezët mbetet ngushëllim fakti që do të jenë pjesë e shortit për fazën Play-Off të Europa League, kompeticion ku sezonin e kaluar arritën deri në finale, për t’u dorëzuar më pas para Manchester United.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....