Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Shqipëria e nis keq me Austrinë, humbet 51-79

Humbje e rëndë për Shqipërinë në ndeshjen e parë në grup nga Austria në paraeliminatoret e Botërorit 2019, në basketboll për meshkuj. Kuqezinjtë e koshit të drejtuar nga qiprioti Costandinides u mposhtën me 28 pikë diferencë nga kundërshtarët austriake, 51-79, duke treguar se është ende larg objektivave për të hedhur një hap cilësor në përballjet ndërkombëtare.

Në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik, në kushte aspak normale për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së impiantit të aspirimit, sfida nisi keq për Shqipërinë, që humbi për arsye dëmtimi Mucën. Perioda e parë u mbyll 10-16 për Austrinë, e cila e thelloi edhe më tej diferencën duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e thellë 21-40. Perioda e tretë ishte më e mirë për kuqezinjtë e kohën, që mundën të rikuperonin vetëm 2 pikë me një rezultat të pjesshëm 19-17. Ne periodën e fundit autriakët e rritën rimtim duke e mbyllur ndeshjen 51-79. Ndeshjen e dytë në grup Shqipëria do ta zhvillojë në transfertë me Holandën më 9 gusht.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...