Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Evitohen derbet “shqiptarë” në Champions

Nuk do të ketë derbi shqiptar në fazën play-off të Champions League. Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, Ansi Agolli me Qarabag rrezikonte të përballej me Olympiacosin e Besnik Hasit në duelet e skuadrave kampione, ndërsa në ndeshjet e tjera Napoli i Elseid Hysajt kishte si kundërshtarë të mundshëm İstanbul Başakşehir-in e Sokol Cikalleshit.

Megjithatë në fund, derbi shqiptar u evitua me kuqezinjtë që do të provojnë të kualifikohen në fazën e grupeve me skuadrat e tyre. Pasi eliminoi Sheriffin dhe u hakmorrën për Kukësin, Qarabag dhe Agolli do të luajnë përballë danezëve të FC København. Në anën tjetër, pasi shkëlqeu taktikisht ndaj Partizanit të Beogradit, Besnik Hasi do të tentojë të kalojë edhe pengesën e fundit, që janë kroatët e Rijekas.

Në ndeshjet e tjera APOEL-i ndeshet me Slavian e Pragës, Celtic sfidon Astanën, ndërsa Happoel Beer-Sheva përballet me Mariborin. Në duelet e skuadrave të kualifikuara nga kampionati, goglat vendosën që İstanbul Başakşehir i Sokol Cikalleshit të ndeshet me Sevillan, në një duel ku spanjollët nisen si favoritë.

Napoli i Elseid Hysajt do të përballet me francezët e Nice, ku aktivizohet Mario Balotelli. Ndërkohë, Young Boys ndeshet me CSKA-në e Moskës, Hoffenheim sfidon Liverpool-in, ndërsa portugezët e Sporting i pret duelin me rumunët e Steauas së Bukureshtit. Ndeshjet e para të fazën “play off” do të luhen në datat 15 dhe 16 Gusht, ndërsa sfidat e kthimit më 22 dhe 23 Gusht.

Champions League / Faza Play-off

 

Qarabağ (AZE) v  København (DEN)

APOEL (CYP) v  Slavia Praha (CZE)

Olympiacos (GRE) v  Rijeka (CRO)

Celtic (SCO) v  Astana (KAZ)

Beer-Sheva (ISR) v Maribor (SVN)

 

İstanbul Başakşehir (TUR) v  Sevilla (ESP)

Young Boys (SUI) v  CSKA Moskva (RUS)

Napoli (ITA) v  Nice (FRA)

Hoffenheim (GER) v  Liverpool (ENG)

Sporting CP (POR) v  Steaua București (ROU)

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...