Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Mayweather-McGregor, debat për dorezat

Conor McGregor jo vetëm ka pranuar dorezën e sfidës së hedhur nga Floyd Mayweather. Dueli i mijëvjecarit një ekskluivitet i Digitalb dhe Supersport është në qendër të vëmendjes së të gjithëve dhe episodi i fundit ka të bëjë me cështjen e dorezave që do të mbajnë dy luftëtarët e ringut  në mbrëmjen e 26 gushtit në Las Vegas. Cështje e rëndësisë jo të vogël nëse merret parasyh fakti se ndryshe nga Mayewaether me një karrierë e jashtëzakonshme në boks, McGregor vjen nga Oktagoni i MMA dhe do të luftojë për herë të parë me to. Organi kompetet Nevada State Comission është pozicionuar duke ju kujtuar si Mayweather apo McGregpr se nuk është e mundur që të modifikohen dimensionet e dorezave me të cilat do të ndeshen, pasi rregullat janë në fuqi për të garantuar shëndetitn dhe siguirinë e sportistëve. Debati kishte nisur me irlandezin që gjatë një konference për shtyp kishte denoncuar imponimin e boksierit amerikan në lidhje me markën e dorezave që do të përdoreshin.

Mayweatheri ishte përgjigjur duke i propozuar kundërshtarit të tij për të përdorur dorezat prej 8 ounce apo në për të bërë më të kuptueshme prej 2256 gramësh, në vend të atyre klasikeve prej 10 oncësh që përdoren në boks, me Mayweather që në këtë mënyrë u shpreh se ishte i gatshëm ti jepte kundërshtarit cdo lloj avantazhi që mund të kishte nevojë. Gjithsesi bujaria e Mayweather duket se nuk është se i ka pëlyer shumë McGregor i cili replikoi duke u shprehur se nuk i intereson aspak pesha apo diemsionet e dorezave që do të përdoren pasi grushtet e tij do të jenë si tulla të vërteta në ring, duke mos ngurruar të ngacmojë Mayweather duke i vënë epitetin “duar të brishta”. Duket se polemikat mes tyre nuk do të kenë fund, të paktën deri në 26 gusht, kur ai që do të vendosë do të jetë ringu i T Mobile Arena në Las Vegas.

Lajme të tjera

Legjionarët

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Champions League

Dëmtim i rëndë tek Atletico Madrid. Colchoneros u thyen 3-0 në fushën e Valencias, ndërkohë që Diego Simeone ka humbur edhe shërbimet e Thomas...

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...