Marc Marquez konfirmohet piloti më i shpejtë në Cmimin e Madh të Repbulikës Ceke duke regjistruar pole-position e tij të rradhës në cirkuitin e Brnos. Me kohën 1 minutë 54 sekonda e 981 të mijtat, kampioni në fuqi i Botës regjistroi xhiron më të shpejtë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Cekisë, dhe do ta nisë garën e kësaj të Diele përpara Valentino Rossit i cili edhe pse u shfaq në një formë të jashtëzakonshme nuk regjistroi dot një kohë më të mirë se ajo e Marquez. Vetëm 92 të mijtat më i ngadaltë se spanjolli i Repsol Hondës ishte Doktori që gjithsesi do të niset nga rradha e parë në Brno. Menjëherë pas Rossit në këto prova u pozicionua Dani Pedrosa me Hondën tjetër zyrtare, që ashtu si Marquez dhe Doktori do ta startojë garën nga vija e parë. Paraqitje e mirë edhe ajo e dy motorëve Ducati me Andrea Dovizioson që regjistroi kohën e 4-të më të mirë ndërkohë që shoku i tij i skuadrës Jorge Lorenzo u pozicionua i 5-ti. Surprizoi Cal Crutchloë, britaniku regjistroi kohën e 6-shtë më të mirë dhe la pas spanjollin e Yamahas Maverick Vinales i cili zhgënjeu totalisht me vendin e 7-të.
