Trajneri i ri i Kombëtares Christian Panucci vazhdon të ndjekë nga afër futbollistët kuqezi, që mund të jenë të vlefshëm për Kombëtaren. 44 vjecari ka qenë i pranishëm gjatë kësaj të shtune në stadiumin e Metz “Stade Saint-Symphorien” për të ndjekur nga afër mbrojtësin Ivan Balliu, që u lakua jo pak dhe në muajin maj për një thirrje të mundshme në kombëtare. Ka qenë vetë Panucci që nëpërmjet faqes së tij në Facebook ka bërë të ditur praninë e tij në tribunat e stadiumit të Metz, teksa ka ndjekur ndeshjen me Guinkamp ku Balliu u aktivizua titullar. 25 vjecari ka qenë në listën dhe të De Biasit për të veshur fanellën kuqezi, me ish-trajnerin që kërkoi ta grumbullonte atë për ndeshjen miqësore me Luksemburgun por pati zëra se futbollisti nuk ju përgjigj dëshirës së De Biasit. Gjithsesi Panucci duket i vendosur për ta provuar me Balliun, që ka lindur në Spanjë dhe ka dhe pasaportë spanjolle ndërsa ka luajtur dhe me U-17 të Spanjës në të kaluarën.
