PSG e nisi me fitore sezonin e ri në Ligën e Parë, pa Neymar në fushë por me brazilianin që ishte i pranishëm si spektator në fitoren 2-0 të parizienëve ndaj Amiens në “Parc de Prince”. Ekipi i Unay Emery e pati gjithcka të thjeshtë përballë miqve, që kishin ardhur më shumë si vizitorë në kryeqytet. Me forca të shumta pas, Amiens, debutues këtë vit mundi të mbrojë rezultatin deri në minutën e 42-të kur Edinson Cavani pas një pasimi të Dani Alveshit mposhti portierin kundërshtar.
Pjesa e dytë nuk ndryshoi shumë nga e para me PSG që vazhdoi të dominonte por duke shpërdoruar shumë përpara portës deri sa në të 81-tën në një kundërsulm, Pastore shënoi dhe golin e 2-0 duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.
Një fillim i mirë për parizienët që morën 3 pikët në pritje dhe të debutimit të Neymar.
