Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

B. Dortmund, më shumë se 100 mln Euro për Aubameyang

Për Milanin Pierre Emerick Aubameyang do të mbetet thjeshtë një ëndërr. Kuqezinjtë janë në një kërkim të një sulmues me emër për të kompletuar skuadrën, por mundësitë për të parë bomberin nga Gaboni të mbajë sërish veshur fanellën e kuqezinjëve në sezonin e ri janë praktikisht zero. Kjo edhe për faktin se drejtuesit e klubit verdhezi e vlerësojnë më shumë se 100 milionë Euro kartonin e Aubameyang. Aubameyang  në një intervistë, ka konfirmuar qëndrimin te Borussia e Dormtundit për të paktën edhe 1 sezon ndërkohë që ka pranuar se në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta joshëse nga kampionati kinez.

“Askush nuk mund ta përcaktojë të ardhmen por te Dortmundi, ndihem si në shtëpinë time dhe pasi kam biseduar me drejtuesit kam vendosur të qëndroj këtu, deklaroi fillimisht 28-vjecari afrikan. Më pas Aubameyang shtoi: “Kina ishte një opsion për mua. Kur një klub të ofron kaq shumë para është normale që të mendohesh, por në aspektin futbollistik kalimi në Kinë në këtë moshë do të ishte një hap pas në karrierën time dhe për këtë arsye i kam refuzuar ofertat, nënvizoi Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni foli edhe për mundësitë që ka Dortmundi për të fituar titullin e Bundesligës këtë sezon.” Do të ishte dicka fantastike të fitonim kampionatin, por të gjithë e dimë që ky është një mision shumë i vështirë. Bayerni është klubi që ka më shumë potencial në Gjermani, prandaj nuk mund tu premtoj tifozëve se do të fitojmë titullin por u them atyre se do të përpiqemi, do ta japim maksimumin, shtoi në fund Aubameyang.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...